Çfarë është WHMCS?

WHMCS software është menaxhimi i klientëve, faturimi dhe mbështetje për bizneset e web hosting. Duke përdorur këtë mjet, ofruesit e hosting mund të kursejnë orë të panumërta duke automatizuar detyrat e përsëritura, duke ju lejuar të përqëndroheni në rritjen e biznesit tuaj.

WHMCS automatikisht mbledh pagesën nga klientët tuaj kështu që kurrë nuk duhet të shqetësoheni për këtë.

Pse WHMCS?

Automatizimi

WHMCS ju lejon të automatizoni shumë detyra të zakonshme të një kompanie web hosting. Disa nga detyrat përfshijnë:

➤Dhënia automatike e llogarisë hosting. ➤Automatikisht krijon një faturë për klientin tuaj dhe e dërgon atë si një email ➤Regjistron automatikisht një emër domain-i
➤Upgrade / downgrade i një shërbimie kur një person e kërkon.

Rishitje Domain-i

Mjetet që ju nevojiten për të shitur domaine-t, si psh. kërkimi për të kontrolluar disponueshmërinë e një domain-i, regjistrimi, transferimi dhe gjithashtu rinovimi doman-it vijnë me WHMCS.

Faturimi

Ju mund të caktoni cikle faturimi si mujore, vjetore etj, kështu që një person mund të paguajë për një muaj ose një vit. Sapo shërbimi të përfundojë, një faturë do të gjenerohet automatikisht dhe do t’i dërgohet një e-mail me faturën e bashkangjitur PDF. Ju gjithashtu mund të jepni kupona për zbritje.

Nëse dëshironi të hyni në biznesin e rishitjes hosting, do të keni nevojë për WHMCS.

Sa për çmimet, planet janë të shkallëzuara në bazë të madhësisë dhe kërkesave tuaja.

GreenHost.al ju jep licencë WHMCS falas për dy nga planet tona rishitës hosting.