Pse biznesi juaj i vogël ka nevojë për një faqe interneti

Po pyesni veten pse biznesi juaj i vogël ka nevojë për një faqe interneti? Sipas një studimi, vetëm 63% e bizneseve të vogla kanë një faqe interneti. Arsyet jane: “Faqet e internetit kushtojnë shumë”, ose “Nuk di se si të ndërtoj një faqe interneti.” Megjithatë, në 2019-ën, me kaq shumë informacione këto justifikime duken të kota.

Ja pse biznesit tuaj të vogël i duhet një faqe interneti dhe si mund ta ndërtoni një shpejt dhe me lehtësi (pa ndonjë përvojë kodimi!):

Pse biznesi juaj i vogël ka nevojë për një faqe interneti?

Ka shumë arsye për të cilat biznesi juaj duhet të jetë online. Konsideroni këto statistika:

  • Studimet tregojnë se 70-80% e njerëzve kërkojnë një kompani online para se të vizitojnë biznesin e vogël ose të bëjnë një blerje me ta.
  • Pothuajse 90% e tregtarëve thonë se përpjekjet e tyre të marketingut online kanë rritur ekspozimin për biznesin e tyre dhe 75% thonë se kanë rritur trafikun.
  • 80% e bizneseve të vogla nuk investojnë në marketing dhe ekspertët e shohin këtë si humbje mundësish.

Siç mund ta shikoni, ndërtimi i një faqe interneti është shumë e vlefshme. Përveç kësaj, një website lejon vizitorët të gjejnë përgjigje të gjitha pyetjeve të tyre shpejt dhe me lehtësi. Nëse dikush mendon të bëjë biznes me ju, ata thjesht mund të drejtohen në faqen tuaj të internetit dhe të marrin të gjitha informacionet themelore që u nevojiten, si kush jeni, cilat produkte dhe shërbime ju ofroni dhe si t’ju kontaktojë.

Faqet e mediave sociale si Facebook dhe Instagram, nga ana tjetër, kanë hapësirë të kufizuar për informacionin e kompanisë tuaj.

Si të filloni?

Hapi i parë për fillimin e një faqe interneti është të mendoni për një emër domain-i. Për efektivitet maksimal, shumë biznese zgjedhin të përdorin emrin e tyre (p.sh. www.biznesijuaj.com), pasi e bën të lehtë për t’u gjetur nga audienca.

Megjithatë, ne gjithmonë rekomandojmë që të kemi një listë të emrash të mundshëm në rast se opsioni juaj i parë është i marrë tashmë. Pasi të zgjidhni një emër domain-i në GreenHost.al dhe t’a regjistroni atë, ju mund të filloni të krijoni faqen tuaj të internetit.

Çfarë duhet të ketë një faqe interneti?

  • Hosting
  • Emri i Domain
  • Shtojca dhe tema

Duke marre shërbimin e hostimit dhe domain-in në GreenHost.al ju do jeni në gjendje të krijoni një faqe interneti. Mund të zgjidhni një temë dhe shtojca të ndryshme në mënyrë që t’i shtohen më shumë funksione faqes tuaj.