Pse duhet të zgjidhni WooCommerce?

Mijëra biznese po fillojnë të lançojnë bizneset e tyre online. WooCommerce është zgjidhja më e mirë. Në këtë artikull do të shpjegojmë se pse duhet të zgjidhni WooCommerce. 

Çfarë është WooCommerce?

WooCommerce është një shtojcë eCommerce për WordPress. Kjo e bën krijimin dhe administrimin e një dyqani në internet shumë të thjeshtë.

WooCommerce është shtojca më e popullarizuar dhe më e mirë për tregtinë elektronike. Ju mund të shisni produkte dixhitale dhe fizike, të menaxhoni inventarin dhe transportin, të merrni pagesa të sigurta dhe të vendosni taksa automatikisht.

Ju keni 100% kontroll mbi të gjitha të dhënat tuaja.

Why choose WooCommerce?

Pse të zgjidhni WooCommerce?

WooCommerce vazhdon të përmirësohet çdo herë e më shumë.

GreenHost.al ofron paketat e WordPress Hosting me çmimet më të mira.

Kështu që WooCommerce sigurohet falas për ju.

GreenHost.al gjithashtu ofron kalimin falas nga hosti i vjetër në hostet tona. Ne do j’u ndihmojmënë në transferimin dhe rivendosjen e llogarisë tuaj, pa kosto.

Instalim i thjeshtë

Instalimi i WooCommerce është aq i thjeshtë sa shtimi i çdo shtojce tjetër WordPress në faqen tuaj te internetit.

Çmim konkurrues

WooCommerce është i lirë, çdo biznes apo sipërmarrës mund të përfitojë nga benefitet e tij pa pasur nevojë të shpenzojë shumë.

Mjafton të merrni një nga paketat e Hoting nga GreenHost.al dhe jeni gati.

Shtojca

Ashtu si WordPress, WooCommerce përfshin shumë shtojca. Bizneset që përdorin WooCommerce përfitojnë dy herë: ata kanë qasje në mijëra shtojca dhe tema të WordPress, si dhe qindra shtojca specifike e-commerce të ndërtuara vetëm për WooCommerce.

Me shtojcat e duhura, WooCommerce mund të jetë platforma e përsosur eCommerce për çdo shitës.

Shisni çdo gjë

WooCommerce është tepër fleksibël. Nëse doni të shisni diçka, mund ta shisni me WooCommerce. Mund të shisni produkte fizike, produkte dixhitale, abonime dhe shumë më tepër. Pavarësisht nëse keni ndërmend të shisni një produkt të vetëm dixhital ose një larmi të madhe të produkteve fizike, WooCommerce është zgjedhja më e mirë.

Why choose WooCommerce?

WooCommerce përfshin analiza

Sa më shumë të dini për klientët tuaj dhe mënyrën se si ata bashkëveprojnë me dyqanin tuaj dhe produktet, aq më mirë. WooCommerce siguron një sërë analizash për faqen tuaj. Për më tepër, është e thjeshtë të integrosh WooCommerce me shërbime të jashtme si Google Analytics dhe shtojca të ndryshme.

WooCommerce rritet me biznesin tuaj

Kur zgjidhni një aplikacion eCommerce, është një ide e mirë të mendoni për të ardhmen e biznesit tuaj. Me kalimin e kohës biznesi juaj do të rritet dhe ju duhet të zgjidhni një aplikacion që është në gjendje të mbështesë dyqanin tuaj që në ditët e para, pa shumë kompleksitete.

WooCommerce mbështet të gjitha bizneset, nga ato të vogla deri te bizneset e mëdha.

Filloni shitjen me WooCommerce sot!

Ne kemi renditur hapat që ju nevojiten për të filluar shitjet me Woocommerce:

  1. Hosting dhe një emër domain (GreenHost.al është zgjedhja më e mirë).
  2. Një website i mundësuar nga WordPress (instalohet automatikisht nëpërmjet GreenHost.al).
  3. Shtojca WooCommerce.
  4. Një temë WooCommerce që përputhet me WordPress.
Why choose WooCommerce?

.