Si të zgjidhni një emër unik për biznesin tuaj

Një nga hapat më të rëndësishëm dhe potencialisht sfidues për fillimin e një biznesi është zgjedhja e një emri biznesi. Për disa, zgjedhja e një emri biznesi mund të duket një proçes i thjeshtë dhe i shpejtë ndërsa për disa të tjerë është një sfidë më vete.

Ekzistojnë një numër rregullash për emërtimin e biznesit tuaj që ju të merrni vendimin e duhur. Ndiqni këto këshilla:

1. Qëndroni te e thjeshta

Mënyra më e mirë për të filluar procesin e zgjedhjes së një emri biznesi është të përqendroheni tek lloji i biznesit që keni dhe të gjeni alternativa të ndryshme emrash.

Krijoni një listë emrash që mendoni se mund të duken interesasnte për llojin e biznesit tuaj. Disa pyetje që mund ti drejtoni vetes janë:

▶Çfarë mesazhi doni të portretizoni me emrin e biznesit tuaj?

▶Cilat janë përparësitë tuaja më të mëdha për emrin e biznesit tuaj? A dëshironi që ai të jetë i thjeshtë për tu shqiptuar, unik, i lidhur drejtpërdrejt me produktet dhe shërbimet tuaja, etj?

▶Çarë doni që njerëzit të mendojnë kur të shohin emrin e biznesit tuaj?

▶Cilat janë alternativat e emrave që keni në mendje? Çfarë ju pëlqen dhe nuk ju pëlqen në këto emra biznesi?

▶A ka rëndësi gjatësia e emrit? Doni një emër të shkurtër apo të gjatë?

2. Merrni mendime nga persona të tjerë

Pasi t’u jeni përgjigjur pyetjeve të mësipërme filloni të seleksiononi emrat më të mirë që mendoni. Më pas diskutoni me persona të tjerë që njihni dhe merrni mendime. Më pas vendosni në emrin që ju duket më i përshtatshëm për biznesin tuaj.

3. Kontrolloni Disponueshmërinë

Para se të vendosni zyrtarisht emrin e biznesit tuaj, duhet të kontrolloni për t’u siguruar që nuk është i zënë nga të tjerët. Ju gjithashtu duhet të kërkoni në Google dhe motorrët e tjerë të kërkimit për të parë nëse emri është i lirë.

Klikoni këtu dhe shkruani emrin e domain-it që ju dëshironi të merrni. Ju rekomandojme të merrni domain-in për biznesin tuaj përpara se të tjerët t’a marrin. GreenHost.eu ofron shërbimet më të mira me çmimet më të mira.

Bëjeni zyrtar emrin

Pasi të keni URL-në tuaj, regjistrohuni në media sociale. Ju gjithashtu duhet të zgjidhni një nga paketat e hosting. GreenHost.eu ju vjen përsëri në ndihmë.