Çfarë është dhe cilat janë hapat për krijimin e një faqeje WooCommerce.

WooCommerce ju ndihmon të ndërtoni një dyqan eCommerce duke përdorur WordPress.

WooCommerce është një shtojcë që integrohet lehtësisht me faqen tuaj ekzistuese të WordPress, duke e kthyer atë në një faqe interneti plotësisht funksionale me vetëm disa klikime.

Ju mund të shisni produkte apo shërbime, të menaxhoni inventarin dhe transportin, të merrni pagesa të sigurta etj.

Pra ju keni 100% kontroll mbi të gjitha të dhënat tuaja.

Me WooCommerce, çdokush mund të krijojë dhe të drejtojë një dyqan profesional në internet nga faqja e tyre e WordPress. Madje ju nuk keni nevojë të dini kodim.

Instalim i thjeshtë

WooCommerce është i lehtë për t’u instaluar dhe konfiguruar, madje edhe për fillestarët.

Paketat e Hosting GreenHost.al

Bleni një nga paketat e WordPress Hosting në GreenHost.al dhe merrni 1 Domain FALAS.

Instaloni WordPress

Sapo të keni marrë një nga paketat hosting , do t’ju duhet të instaloni WordPress.

Instaloni WooCommerce

Instalimi i WooCommerce është aq i thjeshtë sa të shtoni ndonjë shtojcë tjetër WordPress në faqen tuaj te internetit. Ajo shkarkohet  falas nga dosja e shtojcave WordPress, nga admin-i i faqes suaj të internetit.

Konfigurimi i hapave

Kur të instaloni WooCommerce do të kaloni gjatë konfigurimit të hapave themelorë për të siguruar që dyqani juaj të funksionojë siç duhet. Këto hapa janë pothuajse të pafundme, prandaj Woocommerce përcakton vetëm hapat më të rëndësishme në mënyrë që të mos humbisni kohë.

Instaloni një temë dhe shtojca

Për të rregulluar dyqanin tuaj, mund të përdorni:

Shtojca – këto zgjerojnë dyqanin tuaj me funksione të reja.
Tema -ju lejon të kontrolloni pamjen e dyqanit tuaj.

Pas shkarkimit të temës

Pasi keni shkarkuar temën kaloni në anën e Dashboard të faqes suaj, shkoni te Appearance → Themes, klikoni Add New dhe Upload Theme:

Klikoni Choose file. Zgjidh skedarin e temës së shkarkuar nga kompjuteri juaj, klikoni Open dhe Install now. Kështu do të instaloni temën në faqen tuaj të re. Kliko Activate.

Shtimi i produkteve

Nga Dashboard klikoni Products > Add Product. Ju mund të shtoni imazhe dhe informacione mbi produktin si madhësia, ngjyra dhe çmimi. Informacioni i produktit mund të ndryshohet gjithmonë, dhe produktet mund të fshihen në çdo kohë.

Menaxhimi i Pagesave

WooCommerce ka zgjidhje për një gamë të gjerë të mënyrave të pagesave. Ju mund të zgjidhni nga shumë aplikacione si PayPal, Stripe për të instaluar në faqen e arkës.

Klikoni në WooCommerce → Settings → Checkout. Zgjidhni një nga aplikacionet e pagesave. Pastaj ndiqni udhëzimet për të plotësuar të dhënat e nevojshme dhe lidheni aplikacionin me WooCommerce.

Tani ju mund të filloni të shisni!

Extensions(Shtesa)

Extensions ju mundësojnë të shtoni funksione të reja në dyqanin tuaj WordPress. Janë krijuar posaçërisht për t’u integruar me WooCommerce dhe ekzistojnë qindra në dispozicion.

Si përfundim,për të ndërtuar një faqe WooCommerce j’u duhet:

  • Hosting dhe një emër domain (ne rekomandojmë GreenHost.al)
  • Një website i mundësuar nga WordPress
  • Shtojca WooCommerce
  • Një temë WooCommerce që përputhet me WordPress